Këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov, janë çifti më i përfolur për momentin në mediat rozë.
Pasi bën publike lidhjen e tyre dhe dhanë lajmin se presin të bëhen prindër, media gumëzhin me lajme rreth tyre.
Pavarësisht se lidhja e tyre u bë publike, Adelina nuk pëlqen që ta ekspozojë në rrjete sociale bashkëshortin dhe madje shpesh herë ia mbulon fytyrën.
Por, në fakt ka qenë dikush tjetër që u ka publikuar një foto së bashku.
Pikërisht këngëtari Bertan Asllani, i cili jeton në Turqi, ku ka shkuar dhe Adelina me bashkëshortin ka postuar një foto me çiftin në InstaStory.
Ata shihen të veshur sport e madje Adelina duket pa make-up.