Gjukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ja mesazhi që jep

Lideri veteran, Millo Gjukanoviç ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën më Mal të Zi. Kështu ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).

Sipas kësaj qendre, nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviç.

Biznesmeni, Mlladen Bojaniç, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind, ka njoftuar CeMi.

Ndërkohë që mediat shkruajnë se Gjukanoviç pas fitores, në fjalën e parë përshëndetëse të tij,  u shpreh se nuk do të zhgënjej pritshmërinë e qytetarëve.

“Kjo është një mundësi për të falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur kandidaturën time. Kjo është një mundësi që të them se unë e vlerësoj entuziazmin dhe besnikërinë e qytetarëve, të cilët mbështesin këtë politikë gjatë gjithë kohës.

Gjukanoviç falënderoi partnerët e koalicionit, qe sipas tij, demonstruan përkushtim ndaj DPS, ndërsa lëshoi një mesazh për udhëheqësit e opozitës.

“Ky rezultat është aq bindës dhe fitorja aq e madhe sa kjo është një mundësi që të rishqyrtojë çfarë janë pikat kryesore te politikes suaj, që nuk mund të jetë mohimi për atë që Mali i Zi ka arritur”-

Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *