Drejtori iu mbyll derën e Teatrit, aktorët: Ai që do të lëpijë edhe për 4 vjet…

Artistët kanë protestuar sërish këtë të hënë lidhur me vendimin e qeverisë për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Por në fjalën e tyre përpara Teatrit, artistët nuk kanë kursyer as akuzat ndaj drejtorit të rizgjedhur të këtij institucioni Hervin Çuli.

Ishte aktori Arben Derhemi, që në fjalën e tij akuzoi Çulin se i ka mbyllur derën e Teatrit artistëve që protestojnë ndaj qeverisë.

Sipas Derhemit, aktorëve nuk u është lejuar të kalojnë pragun e derës së teatrit, ndërsa i bën thirrje Çulit të tërhiqet nga vendimi i tij.

“Ai që ka lëpirë dhe do të lëpijë edhe 4 vite të tjera, vepra e radhës ishte që na mbylli derën dhe ka për detyrë të na hapë derën ne Sindikatës së Teatrit. Ai që është rizgjedhur nga kryeministri dhe ministrja e Kulturës bëri veprën e fundit dhe na ka mbyllur derën dhe nuk na le të futemi brenda”, është shprehur Derhemi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *