Rrjedhja e bombolës së gazit për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi për banorët e një pallati 10 katësh në qytetin e Durrësit.
Nga sa bëhet e ditur një banesë në lagjen nr.12 është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.
Në momentin e ngjarjes në banesë nuk ndodhej njeri. Ka qenë ndërhyrja në kohë e forcave të zjarrfikëses që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që ka shkaktuar djegien e kuzhinës së banesës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.