Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rinas nga përplasja e tre makinave.
Tre mjete janë përfshirë në një aksident në aksin Rinas-Qaf kashar.
Për pasojë një person ka mbetur i plagosur të paktën.
Ndërkohë që si pasojë e këtij aksidenti është krijuar radhë e gjatë rreth 1 km trafik në të dy krahët.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti apo gjendja e të plagosurit.
Policia ndodhet në vendngjarje.