VIDEO/ Milan-Napoli, trajneri Sarri përfshihet në sherrin e…

Rezultati i sfidës Milan-Napoli (0-0) natyrisht që nuk i shërbeu askujt, pasi të dy skuadrat kishin nevojë për fitore, për të synuar realizimin e objektivave të tyre.

Pikërisht për këtë arsye pati edhe tension, që u bë më evident pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor të takimit.

Mesfushori i Milanit, Lucas Biglia, i bëri shenjë Lorenzo Insignes për t’u futur në tunelin e dhomave të zhveshjes, për të “rregulluar” llogaritë e papërfunduara në fushë, por në këtë moment ka ndërhyrë trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, që u përball ashpër me mesfushorin argjentinas, ndërsa më pas të dy u sqaruan dhe dolën bashkë nga fusha e lojës.

I pyetur pas ndeshjes në lidhje me incidentin, Sarri tha se nuk i kishte pëlqyer gjesti i Biglias ndaj Insignes, ndaj kishte ndërhyrë, por theksoi se gjithçka u sqarua më pas dhe u mbyll aty.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *