Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka lajmeruar sot se jane marre per 5 muaj, 91 masa, nga të cilat 46 largime nga detyra dhe 45 masa disiplinore për zyrtarët hipotekave e Aluiznit.
Keshtu ka bere me dije sot ministrja ne nje deklarate per mediat, teksa theksoi se ka akoma punonjes ne administrate qe nuk bejne punen sic duhet se qe jane paralajmeruar me shkarkim nga puna.
“Platforma e Bashkëqeverisjes nxjerr përgjegjësine e qartë për zvarritjet e kërkesave të qytetarëve në zyrat e shtetit, falë ankesave të atyre që nuk bëhen palë me korrupsionin dhe nuk rrinë duarkryq, po denoncojnë rastin e tyre tek shqiperiaqeduam.al🇦🇱”, shkruan Rama, i cili ka publikuar live ne FB e tij deklaraten e ministres.