Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar qeverinë e Sirisë se SHBA-të janë të gatshëm për të goditur përsëri me raketa, nëse kryen sulme të reja kimike.
Paralajmërimi erdhi pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca goditën tre zona siriane në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin e Doumës një javë më parë.
Siria mohon çdo përdorim kimik dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.
Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, hodhi poshtë një kërkesë të Rusisë për të dënuar sulmet e udhëhequra nga SHBA-të.
Vala e raketave paraqet sulmin më të rëndësishëm kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në shtatë vitet e luftës civile të Sirisë.