Si të zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

Zverdhja e dhëmbëve vjen si pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët. Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve.

Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

Si të zbardhni dhëmbët për 2 minuta

Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve. Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.

Përbërësit
Sodë buke
Lëng limoni ose ujë

Udhëzimet
Përziejeni lëngun e freskët të limonit ose ujin me disa lugë çaji me sodë buke
Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë
Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh
Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë

Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve. Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta. Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *