Schalke 04 “shkatërron” Dormund-in, siguron vendin e dytë

Derbi i Ruherit është i Schalke 04. “Blutë” mposhtën 2-0 Borusia Dormund, në derbin e quajtur si “derbi i Ruherit” për shkak se dy skuadrat bëjnë pjesën në këtë pjesë të gjermanisë.

Në takimin e zhvilluar në ” Gelsenkirchen” u luajt një lojë mjaft e qetë dhe me pak raste për gol, por me të filluar fraksioni i dytë, sulmuesi ukrainas Konoplyanka lëshoi një majtë nga brënda zonës që të tunde rrjetën.

Goli u duk sikur hapi lojën me verdhezijtë e Dortmund që u hodhën në sulm për të vendosur baraspeshën, por 8 minuta nga fundi ishin përsëri vendasit ata që gjetën rrugën e rrjetës.

Në fakt ishte një goditje dënimi e kthyer në gol nga braziliani Naldo. Qendërmbrojtësi lëshoi një predhë në drejtim të Burki, që nga rreth 30 metra nuk reagoi, duke u detyruar ta nxjerrë për të dytën herë topin nga porta.

Me këtë fitore Schalke e dërgon në +4 distancën me ndjekësit e vendit të tretë, kur kanë mbetur dhe 4 javë për t’u zhvilluar.

Ndërkohë, Dormund gjendet në vendin e katër me 51 pikë, aq sa Bayern Leverkusen i vendit të tretë, por që ka golavarazh më të mirë se verdhezijtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *