Rama po shkruan “dramën” e tij, se shpëton as progres raporti i BE-së

Nga Boldnews.al

Situata politike për kryeministrin Edi Rama brenda vendit është në ditët më të vështira në pesë vjet qeverisje, por shpresa e tij dhe anëtarëve të kabinetit për të minimizuar disi reagimin popullor, mbetet një dorë e shtrirë nga jashtë. Më 17 prill, pritet të mbërrijnë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, të cilët do t’i dorëzojnë qeverisë progres-raportin për procesin e anëtarësimit. Edhe në rastin e një raporti pozitiv, që mund të propozojë hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, nuk do ta sfumonte revoltën popullore, që tashmë vetishëm ka marrë frymëzim, që pas protestës së dhunshme në tunelin e Kalimashit në Kukës.

Kreu i qeverisë, që “programin” kryesor ka pasur batutat edhe me nuanca seksiste në parlament, e ka të qartë se revolta e brendshme, si pasojë e varfërisë, papunësisë, rritjes së taksave dhe arrogancës së tij dhe të tarifat që ka zgjedhur, nuk mund të ndalet as nga ndonjë raport pozitiv nga BE. E shumta mund të zbusë për pak kohë luftën politike, ku kryeministristri atë “defter” të BE-së, do ua tundë para kundërshtarëve, si suksesin e tij dhe të qeverisë.

Megjithatë, luftën e vërtetë kryeministri nuk e ka me kundërshtarët opozitarë, ku këto të fundit vijojnë të kenë çoroditje në aorganizim dhe një lloj mbyllje, duke mos ofruar program dhe shpresë për të nesërmen. Rama e ka me popullin. Pikërisht këtë “kategori” që deri dje e shpërfillte në formën më arrogante edhe në mënyrë publike. Janë të shumta ato dalje ku Rama gati në përbuzje tallej me qytetarë që ankoheshin për diçka dhe arrinte deri në atë pikë sa i mbidhte në takime të ndryshme për të vënë në “skenë” teatrin e radhës, por që pas revoltave është kthyer në një dramë për të.

Kryeministri po luan taktikisht, duke zbutur arrogancën që vjen nga lart, edhe pse kjo gjetje e tij mund ta shpëtojë për pak kohë. Nëse nuk ndryshon rrënjësisht mënyrën e qeverisjes, e ka të pamundur të shuajë zëmërimin masiv, edhe nëse nga BE do të mbërrijë raporti pozitiv që propozon hapjen e negociatave për Shqipërinë për anëtarësim në BE. Rama e mban veten si një lexues të mirë të situatës, në këtë pikë kryeministri dështoi totalisht dhe shkëndijat u dhanë më 31 mars ku në tunelin e Kalimashit, banorët e Kukësit në shenjë revolte dogjën dhe shkatërruan pikën e mbledhjes së taksës në Rrugën e Kombit. Dhe nuk ishte vetëm kjo çështje, pasi në të gjithë vendin, fërmerë, tregtarë të vegjël dhe punëtorë janë më të organizuar për të shpërthyer në protesta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *