“Luftë me thika”, 8 të plagosur në Lushnje, Fier dhe Berat

Tetë persona u plagosen më thikë në harkun e 24 orëve në Lushnje, Fier e Berat.

6 të plagosur me armë të ftohtë u regjistruan vetem në Lushnje në dy ngjarje të ndryshme.

Në fshatin Shën e Premte të Divjakës 40 vjeçari Kujtim Imeri plagososi tre persona në lokalinn e fshatit pas një sherri për motive banale.

Të plagosurit të identifikuar vetem me inciale dhe të moshës nga  21, 26 dhe 67 vjec morën mjekin e parë në spitalin e Lushnjes dhe më pas janë rikthyer në shtëpi.

Ndërsa në Karbunarë të Lushnjes një i ri, i identifikuar vetem me inicialet A. SH plaka sulmuar me thikë tre persona të cilët sic mëson ora neës e kishin dhunuar një natë më parë.

Ngjarja ende nuk është referuar nga policia lokale e cila tregohet e rezervuar në informacion, por ora neës ka siguruar edhe këto pamje nga operacioni për të vënë në pranga të riun.

sulmet me thika me thika nisën mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit, ku dy të rinj nga Patosi kushërinj të parë me njëri tjetrin plagosën 32 vjeçarin, Arbër Jakupi.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:25 minuita në një lokal  në afërsi të Prefekturës së Fierit, ku në konflikt e sipër u përdoren edhe armët e zjarrit.

Ndëërkohë në Berat, një 39 vjecar u qëllua me thikë nga Ornel Toska, 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj, 20 vjeç të cilët përfunduan në pranga nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *