Zbulojeni tani! Kur është koha e duhur për të postuar në Instagram

Të gjithë ne duam të bëjmë çmos për veten tonë për të siguruar disa pëlqime më shumë në Instagram.

Askush nuk do që një selfie e tij e mrekullueshme të mos kalojë pa u vënë re. Epo Instagram tani na prezanton me programin e postimeve me orar“Later” i cili na tregon kohën më të mirë për të postuar.

Një sondazh i realizuar vitit e kaluar nga 50% e menaxherëve të rrjeteve sociale theksoi se koha ideale për të postuar në Instagram është ora 7 dhe 9 e pasdites.

Por sipas një sondazhi të ri të publikuar në “The Sun” nga të njëjtit ekspertë, koha ideale për të publikuar foto në Instagram është ora 11 e mëngjesit deri në 1 të drekës.

Ekspertët shprehen se çdo audiencë është ndryshe, por ata kanë disa pika të cilat ndihmojnë për të mundur algoritmin e Instagramit.

1- postoni fotot jashtë orareve tuaja të punës për të qenë të sigurtë që miqtë tuaj do të jenë të lire t’i shohin postimet.
2- ruajini postimet më të mira për në fundjavë. “Later” sugjeron se e mërkura dhe e enjtja janë ditët me ndjekësit më të zënë kurse e diela s’është fare e mirë
3-kontrolloni kohën e zonës kur jeni me pushime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *