VIDEO/ Shkodranët “armatosen” me vezë dhe patate: Ramës në lule të ballit!

Protesta e opozitës kundër Kryeministrit Edi Rama dhe taksave të vendosur nga qeveria, është zhvendosur në Shkodër këtë të shtunë.

Kjo pasi shefi i qeverisë ishte parashikuar të ishte këtë të shtunë në Shkodër, vizitë të cilën mësohet se e ka anuluar për shkak të axhendës.

Megjithatë, qytetarët shkodranë duket se ishin përgatitur për ta qëlluar edhe me vezë.

Kështu shprehet një i ri shkodran, që thotë në një video se vezën “do ia rrasë në lule të ballit” Kryeministrit Rama.

Video është postuar në Facebook nga deputeti i PD Bardh Spahia.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *