U tremb nga protesta dhe anuloi takimin, Rama: Nuk kisha plan të shkoja në Shkodër

April 14, 20180
rama-3.jpg?fit=525%2C350

Zyra e shtypit e kryeministrisë deklaron se kryeministri Rama nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar qytetin e Shkodrës sot. Sipas këtij njoftimi, sqarohet se Rama nuk anuloi takimin që kishte palnifikuar në Shkodër nga frika e protestave, por nuk ishte i përfshirë në axhendën e tij.

Edhe pse duket qartë se axhenda është ndryshuar ditën e sotme, qeveria fajsin opozitën për lajmin që kryeministri do të ishte sot i pansishëm në qytetin e Shkodrës.

REAGIMI I KRYEMINISTRISE
Kryeministri nuk ka pasur asnje plan per te vizituar Shkodren sot dhe vizita e tij e supozuar, eshte shpikur nga Partia Demokratike per te nxitur nje tension te kote ne luften e deshperuar me pafuqine e saj. Sot kryeministri eshte ne Vlore per te marre pjese ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik ne Vlore, ku nena e tij, Aneta Rama, do te nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e pare ne kete sherbim.

Ndërkohë, ditën e djeshme gazetarja Marsela Karapanco siguroi për ‘BalkanËeb’ axhendën e vizitës së Ramës në Shkodër, e cila po realizohet sot nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ministri Ditmir Bushati, ndërkohë që nuk dihen arsyet se pse kryeministri nuk shkoi.

AXHENDA
Ora 09:00 nisja nga Tirana
Ora 10:30 inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE
Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla industriale)
Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne
Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër
Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *