Sulmet e SHBA në Siri, deputeti i PD: Shqipëria të mbështës Trump, ministria e Jashtme të distancohet nga…

Demokrati Tritan Shehu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje më sulmet e ndërmarra nga SHBA dhe aleatët e saj në Siri.

Shehur shprehet, se Shqipëria duhet të ndjek rrugën e Trump për të ndëshkuar krimet dhe të shpëtojë jetë njerëzish të pafajshëm. Deputeti democrat thekson se ministria e Jashtme duhet të jetë në mbështetje të plotë ndaj vendimit të SHBA dhe aletaëve të saj dhe të heq dorë nga votat aventureske si ajo e dhjetorit në OKB.

Postimi i Tritan Shehut 

Goditja e mbremshme e arsenalit kimik te Asadit nga ShBA, Franca e Britania eshte jo vetem nje ndermarje e justifikuar, ne mbrojtje jo thjesht te jeteve njerezore aty, por dhe nje mesazh sigurie per mbare boten.
Vendosmeria e Presidentit Trump per te ndeshkuar krimet e nje “monstre” sic e percaktoi ai, eshte nje akt jo thjesht per tu mbeshtetur terresisht, por eshte dhe nje tjeter fakt qe konsolidon pozicionin tone si PD, se “ne ceshtjet e sigurise ne duhet te ndjekim vecse ShBA”.
Ajo qe po ndodh aty po keshtu tregon se sa te papergjegjeshme jane disa qendrime te Rilindjes sone, qe u sinkronizuan me perpjekje te rrezikeshme per te perjashtuar ShBA nga roli vendimtar ne ate zone perplasjesh e te veshtire.
Ne realitet do te duhej qe sot Ministria jone e Jashteme te distancohet nga ato “vota” aventureske qe dha ne dhjetor, vota ato edhe ne kundershtim me interesat tona madhore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *