Rama sot në Shkodër, opozita gati protestën

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër ku opozita parashikon ta presë me protesta.

Rama mësohet se do të qëndrojë në kryeqendrën e veriut për një sërë takimesh mes të cilave edhe një diskutim me përfaqësues të biznesit të vogël që preken nga skema e re e TVSH-së. Po sot PD ka paralajmëruar protesta por nuk përkojnë me axhendën e qeverisë.

Tubimi i parë është parashikuar në orën 09.30 minuta në sheshin “Nënë Tereza” reagimin e saj kundër taksave të shtuara të qeverisë dhe diskriminit që kjo e fundit po i bën veriut të vendit.

Protesta në sheshin “Nënë Tereza” megjithatë nuk do të jetë një model i mosbindjes civile, pasi selia blu ka porositur strukturat e saj që çdo gjë të jetë paqësore.

Nga ora 10- 11 deputetët e PD-së do të jenë në mbështetje të biznesit të vogël që është ftuar të protestojë duke ulur qepenat nën shembullin e protestës së të martës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *