Përsëritet historia e Klaudias? Një balerinë tjetër për Albi Nakon

Një ndër divorcet më të bujshme të vitit që lamë pas, ishte pikërisht ajo e koreografit të njohur Albi Nako me ish-balerinën e trupës së tij, Klaudia Pepën.

Por ndarja e tyre nuk u pasua me sherre e konflikte siç ndodh me çiftet zakonisht, pasi në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, ajo e përshëndeti me një mesazh duke e etiketuar si vëllain e madh, që i merr mendim dhe këshillohet për çdo gjë, edhe tani që janë ndarë.

Sesa e vërtetë është kjo, nuk dihet, pasi çdo herë që Klaudia vjen në Tiranë, e shohim të takojë çdo mik apo koleg që ka lënë këtu, por kurrë Albin. E këto ditë prilli, Klaudia ka lënë Italinë për pak ditë, ku mes ish-bashkëpunëtorëve takoi showman-in e njohur Ardit Gjebrean, ndërkohë që Albi ndodhet në Bruksel me vajzën, që konsiderohet zëvendësuesja e Klaudias në trupën e baletit dhe jetën e tij private, Alba Hoxhën, 21 vite më të re se ai .

Ata shihen kudo bashkë dhe duket se Albi ka gjetur mënyrën për ta mbajtur në televizion, si prezantuese e rubrikës së motit në “Tv Klan”, këtë periudhë që trupa e baletit është shpërbërë, pasi televizioni nuk ka ndonjë spektakël ku ata të jenë pjesë e produksionit. Por ata shihen kudo bashkë jo vetëm në ambientet e televizionit, por edhe jashtë tij.

Dëshmi e këtij fakti u bënë disa foto e video të publikuara nga një klinikë dentare, ku ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit si çift i vërtetë.

Burime pranë tyre kanë folur se ata në një farë mënyre e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe ka shumë gjasa që marrëdhënia që kanë krijuar, shumë shpejt të shkojë drejt zyrtarizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *