Borxhi publik i lartë, BB: Të ulen shpenzimet për personelin dhe mirëmbajtjen

Edhe pse niveli i borxhit publik në Shqipëri ka arritur në 69.9% në 2017, përsëri në mbetemi një ndër vendet me nivelin më të lartë krahasuar me rajonin.

Sipas Bankës Botërore është e nevojshme që qeveria të vijojë reformat midis të cilave të ulë shpenzimet për mirëmbajtjen dhe për personelin në mënyrë që  të arrijë një borxh nën 60 % në vitin  2022.

Shqipëria mbetet një ndër vendet me nivelin më të lartë borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, duke qenë një problem serioz për ecurinë ekonomike.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi publik u ul në nivelin 69.9 për qind të prodhimit kombëtar, nga 72.3 për qind që ishte në dhjetor të vitit 2016.

E megjithatë Banka Botërore rekomandon që të vijojë konsolidimi fiskal, duke ulur në  mënyrë të veçantë shpenzimet për personelin, mirëmbajtjen dhe qeverisjen lokale.

Sipas raportit të Bankës Botërore, raporti i borxhit publik në ekonominë shqiptare duhet të ulet nën 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2022.

Dy vite më parë, parlamenti shqiptar miratoi një ligj, i cili e detyron qeverinë të ulë borxhin vit pas viti.

Por sipas këtij institucioni mbetet shqetësim realizimi i projekteve PPP, pasi do të ndikojnë direkt tek treguesi i borxhit, duke qenë në vetëvete një borxh i fshehur.

Banka Botërore sugjeron më shumë kujdes, në mënyrë që çdo investim të jetë me kosto efektive për të ulur ndikimin.

Ndërsa sugjeron ndërmarrjen e një sërë reformash për të nxitur rritjen ekonomike, midis të cilave përmirësimin e klimës së të bërit biznes, realizimin e reformave ligjore, të pronës dhe përmirësimin e aftësive të forcës së punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *