Bombardimet në Siri, reagon Putin: SHBA shkeli Kartën e OKB-së

Përmes një deklarate presidenti rus, Vladimir Putin i quajti sulmet kundër Sirisë si një “akt agresioni”

Putin tha se Rusia do të thërriste një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar “veprimet agresive të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”.

SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, tha Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur ndërhyrjes amerikano-franko-britanike në Siri.

Rusia në mënyrën më të vendosur dënon sulmin në Siri, ku  ushtarakët rusë po ndihmojnë qeverinë legjitime në luftën e saj me terrorizmin”, thuhet në deklaratë, sipas raportimeve të agjencisë ruse të lajmeve shkruan the Guardian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *