Berisha: Revolta e qytetarëve e ngriu vizitën e Ramës në Shkodër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama anuloi vizitën e tij në Shkodër, aty ku dhjetra qytetarë dolën në protestë kundër taksës së TVSH-së.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha tha se revolta e qytetarëve e ngriu vizitën e Ramës në Shkodër.Gjithashtu ai vlerësoi qytetarët e Shkodrës që sipas tij bën që Rama të anulonte vizitën.

Postimi i Berishës në Facebook:

Revolta qytetare ne Shkoder i ngrin viziten Edi Rames!

Shkodra ne kembe ne revolte kunder Edvin Kristaq Rames, antishqiptarit qe urren shkodranet, verioret dhe mbare shqiptaret!

Nderim te veçante qytetareve te Shkodres qe i ngrine viziten e pregatitur per dy jave rrjesht, urrejtesit te tyre dhe mbare shqiptareve, qe tallej me ta ditet e permbytjeve dhe do shkonte sot per llogje pazari! Fitore!! sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *