SHBA-ja është vendosur midis një shkëmbi, falë pamaturisë së Donald Trump dhe një vendi të vështirë (Sirisë), të formuar nga mizoria e Bashar al-Assad.
Trump është i pushtuar nga ndjeshmëria, dhe narcizmi me pamje nihiliste ndaj botës. Por këto nuk janë thjesht defekte të karakterit: ata kanë ndikimin e tyre në çfarëdolloj vendimesh të ndërrmarra për Sirinë.
Ai të çudit me ndryshimet e tij në humor- së pari, duke u zotuar të tërhiqet tërësisht nga Siria, pastaj duke kërcënuar një bombardim të afërt raketash, dhe më pas duke sinjalizuar një vonesë. E gjithë kjo vetëm sa vendos në pikëpyetje shkallën e besimit përkundrejt Trump dhe rrethit të tij.
E kaluara
Regjistrimi i ndërhyrjeve ushtarake të së kaluarës perëndimore në Lindjen e Mesme është e përgjakshme dhe e turpshme, sikurse mund ta dëshmojnë edhe njerëzit e Irakut dhe Libisë. Barak Obama, ishte komandanti kryesor në rastin e fundit. E megjithatë, ajo që fillimisht ishte faturuar si një veprim ushtarak diskret për të parandaluar një masakër të ardhshme civile në Bengazi, u përshkallëzua në një bombardim që çoi në ndryshimin e regjimit.
Këto paralajmërime nga e kaluara fitojnë forcë shtesë në rastin aktual, sepse në qëndrimin e rrugës së ndonjë operacioni aleat nuk do të ishte vetëm Assadi, por edhe fuqia ushtarake e një superfuqie bërthamore. Kjo e bën detyrën këtë herë më delikate, sepse çdo veprim i SHBA-së do duhet të shmangë konfrontimin ushtarak me Rusinë, forcat e të cilës janë të pranishme në Siri, si në ajër ashtu edhe në tokë.
Nocioni i mosveprimit, i qëndrimit dhe i vëzhgimit sesi Assad vret, vret dhe vret duke grumbulluar një numër vdekjesh në Siri prej 500.000 personash, dhe duke kthyer miliona vetë në refugjatë-kjo perspektivë duhet të jetë goditëse. E megjithatë kjo është që SHBA-ja ka bërë. Për shtatë vite të ngadalëta, Assad ka qenë i lejuar të luajë rolin e kasapit në mënyrë të pandërprerë, teksa sulmon njerëzit e vendit, pa një dorë të ngritur kundrejt tij.
Për prindërit e fëmijëve sirianë të vrarë, përqëndrimi i tanishëm perëndimor mbi metodën e saktë të vrasjes duhet të duket i çuditshëm. Është me të vërtetë e çuditshme, por revoltimi shtesë në përdorimin e armëve kimike nuk është i pabazë. Nëse krimet e Assadit do të mbeten të pandëshkuara, do të thotë se një normë e re do të zërë vendin e saj, një që do të thotë se diktatorët mund të sulmojnë qytetarët e tyre me gaz, pa u ndëshkuar.
Thirrjet për hetime, dhe mbizotërimi i heshtjes
Laburistët bëjnë thirrje për sulmin ndaj Doumës që të hetohet plotësisht. Edhe Jeremy Corbyn lëshoi të njëjtën thirrje pas sulmit kimik që vrau të paktën 74 persona në Khan Sheikhoun një vit më parë; duke kërkuar që të ekzistonte një “hetim i OKB-së, dhe që përgjegjësit të jepnin llogari.” OKB-ja hetoi në mënyrë të rregullt dhe në tetor gjyqi u mbyll me konstatimin se regjimi i Assadit kishte përdorur gazin sarin. Por Corbyn e përshëndeti këtë vendim në heshtje. Pra, nëse nuk ekziston një plan për veprim pasi konstatohet faji, kërkimi i një hetimi tingëllon më shumë si një justifikim për të mos bërë asgjë, me shpresën se të gjithë do të flasin së shpejti për diçka tjetër.
Thirrjet për bisedime ose hetime mund të tingëllojnë si thirrje për paqe: në këtë kontekst, ato janë kërkesa që Assad të lejohet të vrasë në paqe.
Një opsion për t’u marrë parasysh
Por ndoshta mundësia më e mirë që ekziston është ajo e opozitës demokratike në Siri dhe të grupeve që përfaqësojnë shoqërinë civile siriane, tani të shpërndarë edhe në mërgim. Komisioni i negociatave siriane ka bërë thirrje për veprim për të penguar Asadin nga vrasja e civilëve. Ajo që ata parashikojnë është se çdo herë që Asadi fillon një sulm vdekjeprurës, forcat aleate të përgjigjen duke marrë një nga asetet strategjike që vet ai përdor për të vrarë civilët. Mund të jetë një fushë aviacioni, ose një qendër bombarduese.
Përshembull, nëse objektivi do të ishte avion, Assadit do t’i shkaktohej një kosto për regjimin, si dhe do ta privonte atë nga numri i shumtë i mjeteve për të hedhur bomba. Objektivi do të ishte që Assad të paguante një çmim për vrasjen e popullit të tij, një çmim që ai nuk e ka paguar deri tani.
Me fjalë të tjera, jo një bombardim i gjithanshëm, jo një pushtim, jo ndryshim i regjimit, jo një rikthim i Irakut apo Libisë. Një përpjekje metodike, e përqendruar, për të penguar regjimin e Asadit nga vrasja e civilëve dhe plaçkitja e aftësisë për ta bërë këtë. /The Guadian