Shokuese, babai hedh nga çatia të bijën një vjeç në formë proteste

Një afrikano-jugor 38 vjeçar akuzohet për “tentativë vrasje” pasi hodhi të bijën 1 vjeçare nga çatia e një prej barakave të ndërtuara ilegalisht,  të cilat qeveria do t’i shembë.

Ngjarja e ndodhi në qytetin e Kuaduesi, në Porth Elisabeth, në bregun lindor të Afrikës së Jugut.

Vogëlushja, e cila shpëtoi mrekullisht nga policia, tani është në krahët e nënës së saj, nën vëzhgimin e Shërbimeve Sociale.

Burri, i ndikuar edhe nga ulërimat e turmës që protestonte bashkë me të kundër shembjes së 90 “shtëpizave abuzive”, u ngjit në majë të çatisë në barrakën e tij, për ta lëshuar vogëlushen në ajër.

Ndërkohë që dhjetra policë prisnin poshtë barrakës, njëri prej tyre u ngjit për ta bindur të mos hidhte vogëlushen.

Por, 38 vjeçari, e lëshoi të bijën në ajër dhe fatmirësisht u kap fluturimthi nga policët.

Burri u arrestua me akuzën “tentativë vrasje”, ndërkohë që fëmija u kthye në krahët e nënës së saj, por nën mbikqyrjen e shërbimeve sociale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *