Rritja e TVSH-së  te biznesi i vogël, tregtarët fillojnë të rrisin çmimet

Nga një vëzhgim i rastësishëm nëpër tregëtarët e fruta-perimeve vërejmë një rritje të çmimit të produkteve. Kjo erdhi si pasoj e përfshirjes në TVSH të biznesit të vogël.

Rritja e çmimit  vërehet te frutat  për shembull një pako me luleshtrydhe përpara dy ditësh kushtonte 100 lekë të vjetra ndërsa sot ajo kushton 120 lekë . Tregtarët me pakicë shprehen se rritja e çmimeve ka ardhur si pasoj e e rritjes së TVSH-së. A i shpjegon se  eka të papërballueshme që këtë kosto ta fusi nga xhepi i vetë dhe për pasoj i është dashur tat a fusi në cmim.

Ajo që vihet re është se këto ndryshime nuk janë bërë për të gjitha produktet. Për frutat e thata , arrat dhe lajthitë çmimi është i njëjtë.

Rritja e çmimit ka ndikuar edhe te konsumatorët të cilët shprehen se “na duhet të kursejmë, do të ham më pakë nnga sotë e në vazhdim” thotë me të qeshur një kliente.

Në rritjen e çmimeve të produkteve po ndikon edhe efekti psikologjik. Në tregun agro-ushqimor, ku bizneset nuk janë të përfshirë në skemën e TVSH-së, tregtarët kanë filluar të aplikojnë rritjen e çmimeve.

Ndërsa Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi gjatë konferencës së të martës  se përfshirja në skemën e TVSH nuk do të sjellë as rritje të çmimeve, as ulje të fitimeve të bizneseve.

Nga 1 prilli, ka hyrë në zbatim, vendimi për uljen e pragut të qarkullimit vjetor mbi të cilin llogaritet TVSH-ja nga 5 në 2 milionë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të tatimeve nga 1 prilli kanë hyrë automatikisht në skemën e TVSH-së 11,500 subjekte, të cilët janë identifikuar nga transmetimet ditore të qarkullimit të realizuar me pajisje fiskale gjatë vitit të kaluar; si dhe nga të dhënat e vetëdeklaruara në deklaratën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të vitit 2017. Ndërsa rreth 60 mijë të tjera janë jashtë skemës së TVSH-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *