Policia kap kriminelin në mes të 60 mijë personave

Policia kineze ka përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të gjetur dhe arrestuar një burrë që ishte në mesin e një turme prej 60,000 vizitorësh të një koncerti.

I dyshuari, i cili është identifikuar vetëm si z.Ao po ndiqte një koncert të yllit Jacky Cheung në Nanchang gjatë fundjavës kur u kap.

Policia tha se 31-vjeçari, i kërkuar për “krime ekonomike”, ishte “i tronditur” kur u kap.

Kina ka një rrjet mbikëqyrës të madh me mbi 170 milionë kamera CCTV.

Z. Ao u identifikua nga kamerat në hyrje ku merreshin biletat e koncertit dhe u kap nga policia pasi u ul me vizitorët e tjerë.

“I dyshuari dukej krejtësisht i kapur në befasi kur e morëm atë. Ai nuk mendonte se policia do të ishte në gjendje ta kapte atë nga një turmë prej 60,000 aq shpejt,” tha oficeri i policisë Li Jin për agjencinë e lajmeve Xinhua.

Ai shtoi se kishte disa kamera në hyrjet e biletave të pajisura me teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *