Fatos Lulo ankimon shkarkimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi atë nga detyra e gjyqtarit.

Ankimimi është bërë pranë Kolegjit të Apelit, ku kërkohet prishja e vendimit të datës 23 mars të këtij viti, për të cilën mbrojtësit ligjor të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova.

Ankimimi është bërë formalisht, ndërsa nuk është zbardhur ende vendimi i arsyetuar për shkarkimin e gjyqtarit.

Apelimi u paralajmëruar nga avokati mbrojtës i Lulos që më 23 mars.

Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij e tij përfshirë një shumë prej 460 mijë dollarësh.

Çiftja: Zoti Lulo nuk justifikon pronësinë e apartamentit në rrugën e Durrësit të cilën e ka depozituar me kontratë dhurimi, zyrën në rrugën Ismail Qemali, 100 mijë dollarë të cilat i ka deklaruar si të dhuruara, si dhe 480 mijë dollarë blerje apartamenti dhe nisje biznesi në Kanada”.

Nxjerrja nga sistemi e Fatos Lulos e la Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë, duke e futur këtë institucion zyrtarisht në ngërç vendimmarrje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here