U mund nga Norvegjia, Shqipëria fiton 2 vende në rënditjen e FIFA-s

April 12, 20180
kombetarja-1.jpg?fit=1150%2C761

Rënditja e muajit prill për të gjitha kombëtaret është bërë publike nga FIFA.

Pavarësisht humbjes në miqësoren e 26 marsit ndaj Norvegjisë, Shqipëria e drejtuar nga Panuçi ka bërë progres duke u ngjitur me 2 vende në renditja.

Kështu, nga vendi i 58-të, kuqezinjtë kanë kaluar në vendin e 56-të.