Instagram konkuron Apple, ja risia që sjell

April 12, 20180
instagram.png?fit=880%2C470

Instagram ka lançuar ditën e sotme për të gjithë përdoruesit opsionin më të ri të fotove, “Focus”, të ngjashëm me opsionin e Apple “Portrait Mode”.

Risia do ti jap mundësinë përdorueseve të vendosin fokusimin tek fytyra dhe të zbusin objektet e tjera për rreth që në këtë mënyrë të realizohet foto me e qartë.

Instagram sqaron se ky opsion do jetë dhe për objektet dhe mund të përdoret si nga kamera e pasme dhe ajo para.

“Fokus” është në dispozicion vetëm për përdoruesit e instagramit të versionit 39.0 dhe vetëm për modelet e iphone nga 6s deri tek iphone x.

Për të përdorur këtë funksion të ri, përdoruesit e hapin kamerën në aplikacionin Instagram dhe klikojnë mbi opsionin “Fokus” që ndodhet midis “Boomerang” dhe “Superzoom”.

Përdoruesit mund ti shoqërojnë foto portet me figura ose shkrime të ndryshme në varësi të dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *