Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, tashme deputet i pavarur, pas vendimit te Rames per perjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PS-se, do te jete pjese e diskutimeve te sotme ne seancen plenare.
Ai ka kerkuar fjalen dhe emri i tij, si duket edhe ne kete foto eshte pjese e deputeteve qe kane emrin ne liste per diskutim nga foltorja e Kuvendit.
Kujtojme se vetem ne dite me pare raporti i Freedom House per vendin tone, shkruante mes te tjerash se “Përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës”.
Rendi i dites ne Kuvend
Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017
Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e
periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B
Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020”