Detaje/ Çfarë bëri pas ekzekutimit vrasësi i Mario Majollarit

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit. Ka qenë një person i cili ka kryer vrasjen dhe me pas u largua në këmbë ndërmjet rrugicave që të çojnë drejt Tufinës. Më pas vrasësin e pret një automjet gri ku policia nuk e ka identifikuar ende.

Policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur në Fushë-Krujë nuk ka lidhje me ngjarjen, por mund të jete përdorur nga organizatoret e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet.

Nga ana tjetër janë pyetur dhe familjarët e Kastriot Gjuzit. Ata kane thënë se kontaktin e fundit me të e kane pasur mesditën e se martës dhe me pas nuk e kanë pare.

Ai nuk është kthyer në mbrëmje si zakonisht dhe kjo i ka bërë ata të shqetësohen. Pavarësisht këtij fakti ata mohojnë që Kastriot Gjuzi të jetë autor i vrasjes e Mario Majollarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *