Është një nga akset më të rëndësishme që lidh qarkun e Beratit me Fierin është në një gjëndjë të shkatërruar, duke sjellë kështu mjaft peripeci për drejtuesit e automjeteve. Banorët kanë bërë thirrje që të ndërhyet sa më shpejtë, pasi kjo rrugë nuk do shumë investime, duke qënë e gjatë vetëm 10 km.
Në të njëjtin rrafsh kohor që në parlament diskutohet për tendera, konçesione banorët e shumë zonave në shqipëri e quajnë luks energjin elektrike, ujin e pijshëm dhe rrugët e asfaltuar.
“Nuk janë më shumë se 10 kilometër, që mbajnë peng qarkullimin, ndërsa institucionet vijojnë të t’ia hedhin topin e përgjegjësisë njëra-tjetrës”, thonë banorë.
Rruga nga fshati Kutalli, pjesë e njësisë administrative Ura-Vajgurore deri në afërsi të fshatit Velmisht të bashkisë Fier, është bërë krejtësisht e pakalueshme si pasojë e gropave të mëdha.