Propozimi i rremë, reagimi i babait kur vajza pranon propozimin për martesë është epik

Ky është reagimi epik i një babai kur vajza e tij pranoi propozimin e ‘rremë’ për martesë.

Savannah Ajas donte të vinte në lojë babain e saj dhe i erdhi në ide brilante në kokë.

Ajo mori një të dashur të rremë që i propozi për martesë, duke u ulur në gjunjë.

Ndërsa ‘çifti’ dhe anëtarët e tjerë të familjes qeshnin e gëzoheshin nga ‘lajmi’ i mirë, babai nuk dukej aspak i impresionuar me dhëndrin e tij të ri.

Video është filmuar nga nëna e Savannahut në San Antonio, Teksas.

Në fytyrën e babait nuk shihet asnjë shenjë lumturie ndërsa i duhet të përgatitet të heqë dorë nga vajza.

Ai nuk i fsheh dot ndjenjat e tij dhe tepër i heshtur largohet në distancë nga çifti, padyshim i pakënaqur me zgjedhjen e vajzës.

Babai nuk mundet të shikojë çiftin tek përqafohet dhe qëndron me kurriz nga ata duke u mbështetur në kangjella pa i uruar për vendimin e martesës duke mos e ditur se kjo ishte e gjitha një shaka.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *