Lalla-Tahiri dhe dy standardet e ambasadorit Lu

Nga Boldnews.al

Debati ndërmjet ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në Tiranë ka marrë një kthesë dramatike.

Gjatë ditës së mërkurë, në media është bërë publike një letër e ish-kryeprokurorit, drejtuar Kongresit Amerikan rreth 1 vit më parë, ku ndër të tjera, përmend faktin që ambasadori Lu ka kërkuar në vitin 2015 arrestimin e Presidentit Ilir Meta, në atë kohë Kryetar i Parlamentit.

Disa orë pas publikimit të kësaj letre, ambasadori Lu ka reaguar me një gjuhë nervoze dhe kërcënuese ndaj ish-kryeprokurorit. Në një citim për Neës 24, ai është shprehur se Llalla do të shkojë në burg për shkak të korrupsionit, duke dhënë në këtë mënyrë verdiktin e fajësisë, para se diçka e tillë të shprehet nga një gjykatë

Ambasadori Lu u shpreh se: “Ish-prokurori Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskretituar, i cili është në hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vijon të flasë kundër reformës në drejtësi, sepse tani rrezikon të shkojë në burg për shkak të korrupsionit të tij. Ai ka pretenduar se brenda 4 muajsh nga ardhja ime në Tiranë, unë i paskam thënë që të arrestojë ish-kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z. Llalla, pa kurrëfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, shprehet Lu.

Në këtë reagim, konstatohet qartë se ambasadori Lu, duke marrë pozitat e një prokurori dhe gjyqtari, e ka caktuar Llallën si të korruptuar që do të shkojë në burg. Ky është një sinjal i qartë për Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, e cila duhet të vijojë procedurat sipas porosisë urdhëruese të ambasadorit Lu.

Në këtë debat është për t’u theksuar qëndrimi me dy standarte i diplomatit amerikan në Tiranë. Ai pak ditë më parë u shpreh për hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se provat ndaj tij duhet të vlerësohen në gjykatë. Ndërsa, për rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ambasadori Lu del në konkluzione përfundimtare se ai është i korruptuar dhe duhet të burgoset.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here