VIDEO/ Merr flakë studio e kërcimit, vajzat hidhen nga ballkoni

Disa vajza që po stërviteshin në një sallë kërcimi në New Jersey janë detyruar të hidheshin nga ballkoni për ti shpëtuar një zjarri.

Në ngjarjen që ndodhi në 7 të mëngjesit arritën menjëherë emergjencat, por flakët ishin tepër të mëdha dhe ato nuk kishin kohë për të zbritur nga shkallët.

Kështu zjarrfikësit u detyruan të hidhnin shkallët për ti pritur me duar. Mediat e huaja kanë njoftuar se 5 persona janë duke marrë mjekim në spital, ndërkohë që janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që policia po heton për këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *