Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë që golat e Lionel Messi-t shkaktojnë tërmet në “Cam Nou”, në rajonin e Katalonjës. Këtë e vërteton një sizmograf, aparaturë që shërben normalisht për matjen e lëkundjeve të tokës në raste tërmeti, i vendosur pranë stadiumit ‘Camp Nou’.
Kjo aparaturë ka shënuar jo pak herë dridhje të tokës sa herë që shënon argjentinasi.
Por ndërsa shigjeta e lëkundjeve ka pasur luhatje pas çdo goli, tërmeti më i fuqishëm prej tyre ka qenë ai i 6-1 kundër PSG, një vit më parë në Champions League, që përmbysi gjithçka duke sjellë kualifikimin e spanjollëve