Tabaku në protestë: Taksat, gjoba e kësaj qeverie mbi sipërmarrjen

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i është bashkuar sot protestës së biznesit të vogël kundër rritjes së taksave.

Teksa e ka filmuar vetë nisjen e protestës nga biznesi që po ul qepenat, Tabaku shprehet:

“Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial.
Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *