Kullat e ujit rrezikojnë 3 fshatra në Fier, banorët: Nuk është marrë asnjë masë

April 10, 20180
uji.png?fit=900%2C594

Banorët e tre fshatrave në Fier, Semanit, Shën Pjetrit dhe topojës janë në rrezik për jetën  pasi kullat që shërbenin si depozita uji kanë dalë  jashtë funksionit dhe  janë kthyer në rrezik serioz për banorët

Amortizimi i këtyre kullave është kthyer në shqetësim për të gjithë kalimtarët, por edhe banorët të cilët i kanë afër shtëpive të tyre. Ata nga ana e tyre duken mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për evidentimin e këtij problemi serioz.

“Situata sa vjen e përkeqësohet, por deri tani askush nuk është kujtuar që të marrë masa kundrejt një problematike të tillë”, thonë banorë të Fierit.

Kullat e ngritura që dikur shërbenin për jetë sot po u rrezikojnë atë banorëve të tre fshatrave, ndërkohë që pushteti vendor i cili është e përgjegjës për marrjen e masave dhe evadimin e tyre deri tani as që është kujtuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *