Instagram nuk ndalet, sjell një tjetër risi!

Të gjithë jemi fiksuar pas rrjeteve sociale dhe shpesh ato për të na mbajtur edhe më të lidhur sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre.

Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, SnapChat, Facebook etj, na duken njësoj.

Instagram rreth një vit më parë na surprizoi me “stories”, foto të cilat qëndrojnë në profilin tuaj vetëm 24 orë.

Por këtë herë, do e keni më të lehtë të shihni storyt e të tjerëve në Instagramin tuaj falë risisë së fundit.

Nëse ju keni postuar një foto në instastory, mund ta shihni direkt “Storyn” e personave që kanë parë foton tuaj thjesht duke klikuar në foton krah emrit të tyre. Sigurisht që kjo vlen vetëm për ata persona që e kanë një foto në storyn e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *