Një 49 vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën këtë të martë teksa ishte në punë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave viktima është identifikuar si shqiptari me inicialet C.K., 49 vjeçar.
Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e Comacchios dhe ku mësohet se shqiptari po punonte për ndërtimin e një sheshi
Por tragjikisht, mësohet se makineria që po bënte çimenton u shemb mbi shqiptarin, teksa ky i fundit po hiqte me lopatë çimenton.
Shqiptari mësohet se mbeti i plagosur rëndë, teksa ka ndërruar jetë në spital, pas aksidentit tragjik.