Mos respektimi i semaforit në shumë raste ka marrë jetë njerëzish. Ndaj policia rrugore në Tiranë ka ndryshuar strategji, ndërsa ka ndëshkuar të gjithë shkelësit.
Kështu janë ndëshkuar 88 drejtues automjetesh të cilët kanë kaluar me të kuqe. Rastet në video të policisë janë bërë në rrugën “Dritan Hoxha”, rrugën e Kavajës, rrugën “Konferenca e Pezës” dhe në urën e ngushtë të “Babrrusë”.
Por nga sa mësohet një efektiv i policie rrugore në të gjitha rastet ka qenë civil. Ai ka parë të gjitha automjetet që kanë shkelur rregullat e qarkullimit dhe më pas ka njoftuar kolegët e tij që kanë qëndruar disa qindra metra më larg.