Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar edhe një herë veprimin që bëri disa muaj më parë, kuteksa votohej për Kryeprokuroren e Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku, hoqi çizmen dhe qëlloi në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Por edhe sot ajo thekson se nuk është penduar për veprimin. Madje Kryemadhi ka rrëfyer edhe një bisedë me mikun e tij prift, Don Mariani, i cili pas këtij veprimi i kishte thënë që duhej të shkonte dhe të rrëfehej.
“Pasi kalon 15 vite nuk të bën më përshtypje, vitet janë numra. Torta me çizme? Të rinjtë e LRI kishin bërë një surprizë të këndshme dhe mënyra si e kornizonin çizmen ishte e bukur. Çizmja sikur është simboli i së keqes, është edhe kundër të keqes. Kam një mik shumë të mirë, Don Mariani, që më tha që duhet të vish të rrëfehesh pas veprimit, i thash do të vij, por pishman nuk bëhem. Ai më tha se duhet të jesh më e qetë. Eshtë një nga veprimet më të mira që kam bërë. Edhe Krishti e ka, që përmbysi tavolinën. Në darkë Don Mariani më telefonoi dhe i pari i familjes, i kishte thënë a mund ti puthësh dorën asaj vajzës që e ka bërë.”, u shpreh Kryemadhi.
Por, kryetarja e LSI-së ka treguar se çfarë i ka thënë bashkëshorti i saj, Ilir Meta për hedhjen e çizmes.
“A e diskuton me bashkëshortin rastin? Rrallë kur dëgjojmë lajmet dhe ai më thotë se je ekstremiste.”, është shprehur ajo për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”