Mesfushori i Junajtid pështyu stemën e Sitit, reagon klubi: Ishte aksidentale!

Një incident i pakëndshëm u regjistrua gjatë pushimit të ndeshjes derbi mes Mançester Junajtdi dhe Mançester Sitit. Mesfushori i “Djajve të Kuq”, Andre Herrera, u kap nga një kamer amatora, teksa përshtyi mbi stemën e Sitit kur poi  drejtohej dhomave të zhveshjes.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në internet dhe mesfushori mori kritika të shumta për këtë gjest. “Qytetarët” mendojnë se lojtari e bëri qëllimisht. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi i Mançester Junajtid sqaroi se 28-vjeçari nuk e ka bërë me qëllim atë veprim.

“Ishte krejtësisht aksidentale dhe e paqëllimshme”, deklaroi zëdhënsi përshtyp i klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *