Kundër shembjes së Teatrit/ Kryemadhi me artistët: Shqiptarët s’krenohen me politikën tonë, por…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me artistë, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ku u ka shprehur atyre publikisht mbështetjen e partisë që drejton në luftën që ata kanë nisur.

“Duam të jemi pjesë e luftës së tyre dhe për cdo veprim na kanë në krahë për të mos e lejuar këtë shkatërrim të artit dhe kulturës. Shqiptarët nuk krenohen me politikën tonë, por me artistët dhe artin. Jemi me ju dhe jemi të gatshëm për cdo gjë që keni nevojë”- tha ajo, duke shtuar se vetëm një art i pavarur mund të krijoë art.

Edmond Budina theksoi se nga “LSI morëm garancinë që artistët të jenë pjesëmarrës ne politikat per artin, të kemi autonominë tonë, të mos ngelemi në ajër. Nuk ka njeri nga artistët që është kundër rritjes së buxheteve, ndërtimit të një sistemi funksional në art, pro konkurrencës së lirë e kështu. Ne duam t’i kthejmë vendit tonë produktin dhe ky kontribut të mos jetë personal”.

Kastriot Cipi: Ky është një takim i dytë, pas atij me kreun e PD-së, Basha. Nuk kemi bërë asnjë takim me ministren, pasi e ka refuzuar takimin. Kryeministrin nuk e kemi kërkuar, pasi kur na ka refuzuar ministrja e tij, nuk mendojmë se na pret ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *