FOTO/ Hoteli i parë luksoz në hapësirë, ja sa do të kushtojë nata te “Aurora”

April 9, 20180
auto_aurora-765x3831523267584-770x433.jpg?fit=770%2C433

Një kompani e bazuar në Teksas, SHBA, zbuloi planet e saj për të hapur hotelin e parë luksoz në hapërisë në fund të vitit 2021.

Stacioni aurora, me përmasë 11mX4m, projektohet të akomodojë 4 udhëtarë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit, për një qëndrim 12 ditor 321 kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Mysafirët do të paguajnë secili nga 9.5 milionë dollarë, ose rreth 791 mijë dollarë nata.

Rezervimet për këtë “hotel”, i cili premton të jetë po aq i rehatshëm sa një xhet privat, kanë nisur dhe mund të bëhen online përmes një pagese prej 80 mijë dollarësh.

Image

“Ne duam t’i dërgojmë njerëzit në hapësirë, sepse është frontiera e fundit e civilizimit tonë”, tha themeluesi i kompanisë amerikane “Orion Span”.

Kompania thotë se udhëtimi do të bëhet i mundur edhe falë shkurtimit të kohës së përgatitjes, që normalisht do të ishte 24 muaj, në vetëm 3 muaj, çka redukton edhe shpenzimet.

Një ilustrim i Stacionit “Aurora” në brendësi të tij

Klientët do të shijojnë të qëndruarit në zero gravitet, pamjen e aurorave veriore dhe jugore nga dritaret e shumta, do të shohin vendlindjet e tyre nga lart dhe do të marrin pjesë në eksperimente kërkimore si rritja e ushqimit në orbitë. Gjithë kjo eksperiencë do të mund të ndahet me pjesën tjetër të botës dhe familjet e klientëve, falë internetit wireless me shpejtësi të lartë.

Orion Span thotë se ky projekt është i mundur pasi çdo ditë shumë kompani po punojnë për të ulur kostot e udhëtimit në hapësirë.

Vitin e kaluar, edhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, zbuloi planet e tij për komercializimin e hapësirës, duke dërguar dy individë në një udhëtimi rreth Hënës. Edhe Jeff Bezos i “Amazon” dhe Richard Branson i “Virgin” synojnë të dërgojnë turistë në skajet e hapësirës. Branson shprehet se për këto udhëtime 250 mijë dollarëshe janë regjistruar edhe yje si Tom Hanks, Leonardo DiCaprio dhe Katy Perry.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *