Djali i Alban Dudushit dhe Bieta Sulos nuk do t’ia dijë për kamerat…

Kroi Art, djali i çiftit të njohur, moderatorit Alban Dudushi dhe Bieta Sulos kur vjen puna për të pirë nuk do t’ia dijë se ku ndodhet apo jo.

Të tre ata ishin të ftuar sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku duke iu përshtatur edhe natyrës e stilit të këtij formati, ata ishin pjesa qendrore e emisionit, i cili i dedikohet kulinarisë, përgatitjes së recetave të ndryshme, etj. Dhe gjatë kohës që merr i gjithë ky proces, ka vend edhe për biseda të çlirëta, për diskutime e tema interesante.

Mirëpo, Kroi Art nuk pyeti për kamerat e televizionin kur erdhi puna tek orari i pirjes së qumështit.

Të paktën kështu ka shkruar edhe në foton që ka publikuar në Instagram, Bieta Sulo. “Kur ka orarin e tij, Kroi nuk do t’ia dijë as për mikrofon, as për kamera”.

Andaj, për mami Bietën në këtë pikë nuk mund të ketë kompromise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *