U procedua penalisht, reagon Basha: Nuk na arrestoni dot

Për Lulzim Bashën, procedimi penal i tij dhe deputetëve opozitarë nga Policia e Shtetit është një veprim qesharak.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se e kishte për nder që procedohej për një kazuë të tillë.

“Veprim qesharak i hetuesit Rama–Marku, që ekzpozon për fat të keq atë që e kemi paralajmëruar me kohë. Kjo është faza e fundit e autokracisë, ku grumbullohen të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit. Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk trembet nga ky vendim qesharak të hetuesisë politike Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë do të gjithëve.”, – përfundoi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *