Reperi i njohur shqiptar Gëzim Hajdini ka ndërruar jetë.
I njohur si B52, Hajdini bën pjesë në grupin TBA (The Blody Alboz) dhe në grupin Alboholics.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfrimuar nga grupi TBA me anë të një postimi në Facebook.
“Shpirti në paqe nga TBA Staff. Këngët e tua do të mbesin kujtim,”-shkruan TBA.
Gjithashtu edhe reperi i famshëm, Don Phenomen ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij.
“Shpirti në paqe shoku im, po më dhemb zemra. Ti je një nga legjendat që më ka insipiruar që kur isha fëmijë,”-shkruan ai në një postim në InstaStory.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij të papritur.
B52 lindi në Prishtinë dhe me vonë emigroi në New York përkatësisht në Bronx.