Ndahet nga jeta punonjësja e bashkisë në moshë të re, drejtoresha përlot me dedikimin: Pusho me engjëjt!

Pas një beteje me një sëmundje të rëndë është shuar në moshë krejt të re, punonjësja e bashkisë së Durrësit.

Ndarja nga e jeta e të resë ka tronditur të afërm, miq, por jo vetëm.

Në Bashkinë e Durrësit prej ditës së djeshme, kur lajmi tragjik u hap me shpejtësi është vënë kuja, ndërsa sot do të kryhet ceremonia e varrimit.

Ada Kalaja, e cila punonte në Bashkinë e Durrësit, kishte mbaruar për pikturë. Mikeshat e saj me lot në sy kanë treguar se kanceri i gjirit i mori jetën shumë shpejt. “Para dy muajsh kishte kryer analizat dhe sëmundja kishte përparuar shumë. Nëna e saj u mundua të mos ia thoshte duke shpresuar në mrekulli deri dje kur zoti e thirri pranë vetes”.

Ndërsa Drejtoresha e Burimeve Njërëzore në bashkinë e Durrësit, Drita Zeneli, ka përlotur me dedikimin e saj. Përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë një premtim Adës; një lule do të lulëzojë në tryezën e saj të punës në bashki.

“Na ke tronditur shume sot Ada Kalaja! Nje vazo me lule do te lulezoje ne tryezen tende te punes ne Bashki. Pusho me engjejt zemer!”, shkruan Zeneli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *