Një vrasës në Arizona që i preu kokën bashkëshortes dhe dy qenve të tij është dënuar me 29 vite burg. Kenneth Wakefield nën efektin e drogës nxorri syrin e tij dhe preu krahun.
Ai i kërkoi falje familjes së bashkëshortes, Trina Heisch në Gjykatën e Lartë të Maricopa, të premten, pas pranimit të fajësisë. Sulmi ndodhi në 25 korrik 2015 dhe u zbulua nga një fqinj që shkoi për të vizituar çiftin dhe e gjeti burrin të zhveshur, gjymtuar e të gjakosur.
“Doja vetëm të thoja se më vjen keq,”-tha ai sipas Republikës së Arizonës. “Nuk mund ta ndryshoj. Unë vuaj gjithashtu. Ajo ishte shoqja ime më e mirë.”
Wakefield u dënua me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes dhe dy qenve të tyre. Mendohet se burrë e grua vuanin nga probleme mendore.
Ai i tha policisë se po përpiqej të nxirrte djallin jashtë nga turpi i Heisch.
Pasi vrau gruan dhe qentë, u ai preu në copa krahun dhe nxori syrin e tij. Ai kishte konsumuar marjuanë në ditën e sulmit.
Çifti ishte takuar në një spital psikiatrik, ku ishin dënuar me qëndrim 10 vite për vrasje dhe ishin shpallur fajtorë.