VIDEO/ Flet Ronaldo: Ja pse u largova nga Barça dhe zgjodha Interin

April 7, 20180
374529_TS_07-04-18_7228205907_.jpg?fit=1200%2C675

Ronaldo shpërtheu si futbollist i klasit botëror në Barcelonë, gjatë sezonit 1996-1997, kur shënoi 34 gola në 37 ndeshje. Edhye më parë, numri i tyre nuk ishte më i keq, te PSV, por liga holandeze nuk  tregon botës të njëjtin nivel si ajo spanjolle. Ish-sulmuesi brazilian vendosi të largohej nga klubi katalanas pas vitit të parë dhe u nis për tek Interi.

Në sezonin e tij të parë me Barcelonën shënoi 25 gola në 32 ndeshje. Tani, Ronaldo, zbulon në një intervistë për televizionin e klubit “Nerazzurro” pse vendosi të largohej nga Barça. “Unë po negocioja për rinovimin tim me Barcelonën, por vendosa të mos vazhdoja, sepse nuk u besoja më udhëheqësve të klubit”, – kujton “Fenomeni”.

Ishte koha kur Interi u shfaq në skenë dhe nuk mund ta refuzonte ofertën e drejtuesve zikaltër: “Interi u shfaq për momentin dhe kjo ishte një sfidë fantastike. Në atë kohë kampionati italian ishte më i miri në botë dhe më i vështiri. Ishte vendimi më i mirë që mund të bëja”.